Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur një 63-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kosovë e Madhe në Belsh. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. P., i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta 63-vjeçarin me inicialet E.P.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: