Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorët dhe kanë penguar në zbardhjen e të vërtetës për plagosjen me armë zjarri të djalit të biznesmenit në Pogradec,.

Joan Muçllari, mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme. I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa dyshohet se ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës në afërsi të qafës, ku dyshohet se mund të jetë goditur me mjet prerës.

I plagosuri është djali i Jetimir Muçallrit, pronar i hotelit Voloreka.

Të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë shtetasit:

-Fatjon Bono;

-Kristian Kresto;

-Hekuran Gjona;

-Ledion Shkullaku;

-Rudi Shaho.

Vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes:

-Firdeus Berberi.

-Griseld Maxhari.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur ditën e djeshme  (të hënën) , ka lidhje me një atentat që është bërë në gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec.

Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave, pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së plumbave të dy viteve më parë. Në atentatin e mëparshëm në Gusht të 2020, u qëllua me 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze.

Në atë kohë pronari i Hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçllari zbuloi se atentatorët kishin qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë.

Muçllari deklaroi se ndiheshin të kërcënuar të gjithë si familje dhe madje ka kërkuar mbrojtje nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb