Policia informon mbi ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Allias të Tiranës. Në njoftim thuhet se çifti i bashkëshortëve kanë inicialet P.L, dhe A.L, dhe se ngjarja ka nndodhur ende në rrethana të paqarta. Plagosja ka ndodhur rreth orës 21:40. Kurse më vonë Policia njoftoi se kemi të bëjmë me grabitje duke informuar zyrtarisht për herë të dyte.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb