Një plagosje e dyfishtë ndodhi sot në Sukth të Durrësit, ndërsa fill pa ngjarjes, autori ka arritur të largohet, duke u shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit njofton se pas një pune intensive të forcave policore, është arritur të lokalizohet dhe më pas shoqërohet në komisariat autori i dyshuar A.M., 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës , menjëherë  ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës  nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi   A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet  në  ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb