Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt në Shkodër, janë nisur këtë mesditë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar, pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se FNSH Shkodër ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb