BalkanWeb zbardh të tjera detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi pak çaste më parë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një punonjës të IMT-së së Tiranës.

Ngjarja ndodhi në rrugën Todi Shkurti. Mësohet se Qani Muça plagosi me armë zjarri në bark Ilirjan Gavelli. Ndërkohë në një bisedë telefonike me BalkanWeb, vëllai i autorit të ngjarjes, tregoi detaje nga ngjarja. Ai tha se kur punonjësit e IMT-së ishin paraqitur në banesë, aty ndodhej vetëm vajza e mitur e familjes, ndërsa çifti i bashkëshorteve ishte në punë.

Sipas tij, vajza ishte terrorizuar nga prania e një numri të madh të policëve në banesë, të cilët kishin shkuar me një urdhër për shembjen e objektit.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë.”, tha vëllai i Qani Muçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb