IMT Pogradec mbështetur dhe nga Policia Bashkiake e qytetit, ka vijuar aksionin e prishjes së objekteve buzë liqenit.

Aksioni është përqendruar në zonën e Tushemishtit por që do të ketë një shtrirje më të gjerë.
Faza e parë përfshin vijën liqenore brenda në qytet, ndërsa në fazën vijuese pritet që aksioni të zhvendoset në zonën e Udënishtit, Mëmëlishtit dhe Linit.

Kryeinspektori i IMT Nertil Çollaku thotë se ndërtimet e paligjshme janë evidentuar nga një inspektim i përbashkët me IMT Kombëtar. Ndërsa shton se nuk ka pasur kundërshtime nga banorët.

Me herët aksioni i IMT ka nisur në afërsi të qendrës së qytetit. Ndërkaq ndërhyrja për prishjen e objekteve të ndërtuar në liqen, bëhet në prag të çeljes së sezonit veror për të shtuar sipërfaqen e plazheve në shfrytëzim nga vizitorët dhe banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: