Policia e Kavajës ka arrestuar tre autorët e plagosjes së aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Në pranga kanë rënë shtetasi Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili plagosi me armë zjarri në këmbë brenda zyrës elektorale të PD Okshtunin, si dhe dy autorët e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të cilët nisën të parët konfliktin, duke e qëlluar atë me grushte.

Incidenti i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Personi që ka qëlluar me armë, Ndriçim Jonuzi, rezulton me të kaluar kriminale.

Të tre personat e arrestuar ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autorë të plagosjes me armë të aktivistit të PD-së, Bledi Okshtuni.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bandicam 2021 04 19 11 35 36 210

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb