BalkanWeb zbardh të tjera detaje në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas një sherri mes një grupi të rinjsh i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti. Për ngjarjen në fjalë u arrestua Kridenc Mucollari, 38 vjeç.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se konfliktet mes të rinjve duket se kanë një zanafillë të hershme, kur kanë qenë jashtë shtetit, në Angli, për aktivitete të paligjshme. Duket se këto konflikte kishin çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar.

Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, në kërkim është shpallur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ që u sekuestrua mbrëmë nga policia. Burime për Bezat thanë se drejtuesi i mjetit është identifikuar, por ende nuk është kapur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: