Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen te “Komuna e Parisit”.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar nje i ri, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Redi Balla.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb