TIRANË- Marjan Levanti, autori i plagosjes së prindërve të ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj u arrestua nga policia 2 ore pas ngjarjes, por në profilin e tij në Facebook, “BalkanWeb” gjeti një foto familjare dhe zbuloi se ish-bashkëshortja e tij nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

rreh gruan

Ajo është Elena Kocaqi, historiania dhe pedagogia e universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, e cila ka botuar edhe disa libra, “Albanët me famë në mijëvjeçar” që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit si dhe libri “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”, që flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne. Se fundmi ajo ka botuar librin “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”.
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte.

Nga martesa me Levantin, Elena Kocaqi ka dy fëmijë, ndërsa është divorcuar prej tij pak muaj më parë, pas një procesi të nisur në 2015-ën kur Levanti doli nga burgu.

Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb