Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është plagosur me plumb në këmbë shtetasi Vasel Koçeku, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, në orët e para të mëngjesit, ndërsa shkak i plagosjes mësohet se ka qenë një konflikt i çastit. Nga ana e saj, policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb