Në podkastin e Renisit dhe Diteas brenda “Fermës VIP”, Albano ka rrëfyer se dëshiron të bëhet baba. Ai ka thënë se më parë nuk ka qenë gati për t’u bërë prind, por tani ai e ndjen për të ndërmarrë këtë hap.

Ai theksoi se gjëja e parë që do të bëjë, sapo kjo eksperiencë të mbarojë, është të bëhet baba.

Nuk kam qenë gati të kisha fëmijë, s’e kam ndjerë. Por tani, gjëja e parë që do të bëj kur të dalë jashtë është të bëj fëmijë. Sepse fëmija paska një forcë, lëkund burrat më të fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: