Kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar se opozita detyrën e vet po e përmbush me sukses pasi që prej fillimit të pandemisë në mars i ka shpalosur dhe propozuar qeverisë planin.

Basha thotë se asnjë opozitë në Ballkan s’ka vepruar si opozita shqiptare, madje në Europë janë të rralla.

Ai thekson se planet nuk janë përdorur si kalë beteje nga opozita kundër qeverisë por kujton se nëse Rama do të kisthe dëgjuar 6 muaj më parë Shqipëria sot nuk do të ishte në këtë situatë.

 

”Jo çdo opozitë e ka bërë si ne, jemi e vetmja opozitë në ballkan dhe të paktat në europë, që prej marsit që kemi shpalosur plan masash. Po të na kishin dëgjuar para 6 muajsh nuk do ishte Shqipëria këtu ku është sot. Nuk e kemi bërë këtë kalë beteje. As nuk nxorën mësim, por vetëm gjoba gjoba.

Më shumë se dy javë ia kemi vendosur para një plan të zbatueshëm, të hiqet dorë nga vjedhja në kohë pandemie dhe paratë të çohet tek shqiptarët .Opozita po e realizon detyrën me sukses,të tjerat janë në dorë të qeverisë. Janë në fund qytetarët që vendosin në fund.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb