Gareth Bejl nuk është grumbulluar për derbin e nesërm kundër Atletikos së Madridit. Përjashtim i rëndë për sulmuesin anësor uellsian, që mbetet ende i rrethuar nga zërat e merkatos për një rikthim të mundshëm të Totenhemit, ka shqetësuar jo pak ambientin.

Pavarësisht se trajneri Zinedin Zidan përgënjeshtroi çdo largim të mundshëm të Bejlit në konferencën e fundit për shtyp, kjo lëvizje e bërë nga tekniku francez ka turbulluar jo pak ujërat në pjesën e bardhë të kryeqytetit spanjoll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: