Starleta Tamara Djuric një nga të ashtuquajturat bukuroshe serbe, ka shkaktuar një incident të padëshiruar ndërkombëtar me një shqiptar, teksa pushonte në Budva. Modelja serbe ka qenë në praninë e miqve të saj, teksa i ka tërhequr vëmendjen një shqiptari.

Tamara

Ky i fundit i është afruar për ta takuar dhe për të folur me të, por me kalimin e kohës sipas mediave ka filluar të bëhet agresiv. Shqiptari është përpjekur të tërheqë me çdo kusht serben, por miqtë e Starletës, siç raportojnë mediat serbe, e kanë dhunuar shqiptarin dhe ai është detyruar të largohet pa e menduar më gjatë.

Tamara 1

Të nesërmen, gjithmonë sipas mediave serbe, shqiptari u ka kërkuar falje miqve të serbes dhe u ka kërkuar atyre që t’ia çojnë vajzën në jahtin e tij, për të pranuar faljen.

Ajo nuk dinte gjë dhe kur ka hipur në jaht dhe ka parë shqiptarin, është habitur. Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i ka thënë se dëshironte t’i falte jahtin, por vajza nuk ka pranuar”, – ka thënë një burim për gazetën serbe “Alo”.

Vetë vajza nuk është prononcuar në lidhje me këtë incident, vërtetësinë e së cilit e vëmë në pikëpyetje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb