E ashpër ka qenë në reagimin e saj ndaj mediave kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Teksa ishte e ftuar në ‘Open’ Kryemadhi gjatë kohës që fliste për tërmetin e 26 nëntorit tha se: “Bëni punën e Edi Ramës”.

Po ashtu ajo iu drejtua drejtueses së emisionit, Eni Vasilit; “Po ti nuk je e ndershme në ato të tuat… Të mos i them tani në televizor më mirë. Pse s’ke bërë qoka live ti. Hë pra pranoje që s’ke bërë qoka”, ndërsa kolegut të saj Alban Dudushi i tha: “I ke shërbyer Edi Ramës”.

Ndërkohë, drejtuesja e emisionit është treguar e matur në përgjigjen e saj ndërsa iu përgjigj Kryemadhit se; “Të kam ftuar dhe ty prej 16 ditësh. Krerët e opozitës kanë qenë gjithnjë të mirëpritur në studion time”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: