LUSHNJË- Ajo nuk i mban dot lotët ndërsa flet për ngjarjen e një dite më parë kur policia mësyu në banesën e tyre dhe shoqëroi dy djemtë pas dyshimeve se aty fshihen dy persona të kërkuar nga shtetit.

Gruaja e 78-vjeçari Haxhi Lika ka folur për “BalkanWeb” dhe ka treguar momentet e para të ngjarjes, ndërsa kishte qenë shumë pranë burrit kur u qëllua në kokë. Ajo thotë se janë njerëz në punën e tyre që nuk i kanë bërë keq kujt.

“Grilat ishin ngritur, u goditën dhe e goditën dhe burrin komplet kështu. Unë isha afër tij por isha në anë e nuk më dëmtoi. Në një anë, i kapi trurin e kështu. Filluam të bërtisnim, e nuk u mor vesh ça u bë. Kaq tek ne, kaq tek unë që qemë pa zarar, në punë tonë. Nuk ishim nga ata që ishin grabitqarë dhe u hodhëm atje siç janë kapur të tjerët. I kemi djemtë në punë tonë”, tregoi e moshuara duke qarë.

Një ditë më parë forcat RENEA kryen një operacion në fshatin Remas të Lushnjës, siç u tha në kërkim të dy personave Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu. Por nga kontrolli nuk u zbulua vendndodhja e tyre dhe policia shoqëroi dy djemtë e Haxhi Likës, Martin dhe Albert Lika por pas disa orësh ata u liruan.
Familjarët dhe vetë i moshuari Haxhi Lika që u plagos me plumb në ballë akuzuan policinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb