Avokati Bledar Meminaj pohoi se me megaoperacionin që ka nisur SPAK në kudër të operacionit ‘Plumbi i artë’ do të ketë surpriza.

Ai tha në “Open” se SPAK ka ndryshuar strategji.

“Mendoj se kjo dosje do të ketë surpriza të mëdha në vazhdimin e saj. Tashmë SPAK ka ndryshuar strategjinë e saj të hetimit. Nuk është më transprente, duke marrë shkas edhe nga dekonspirimi i aksionit. mendoj se Dumani, ka dhënë deklarime më shumë se sa mund të ketë informacion në media. Tashmë grupi hetimor, besoj se do të ketë lëvizje më të shpejta dhe veprime më të sakta në vazhdimësi të saj.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb