Në fjalën e saj në Kuvend, Ina Zhupa është shprehur kundër reformës territuriale, ndërsa i ka bërë thirrje edhe deputetëve socialistë që të tërhiqen nga vendimi për ta votuar pro.
“A ke vullnet të tregohesh burrë nga Vlora të mbash fjalën që i ke dhënë qytetarëve. Po injoroni 15 këshilla bashkiakë që kanë dalë kundër. Ju rrini këtu dhe keni marr urdhrin që të qëndroni si ushtar dhe të votoni vetëm atë që i shërben interesit të Edi Ramës. Ma shpjegoni pak metrin, një deputet juaj i Vlorës guxoi dhe foli në një status në Facebook, por ju e detyruat bashkë me Edi Ramën ta fshinte statusin”, tha ajo.
