Menjëherë kanë reaguar deputetët e opozitës pas arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se i mbyll veprat panle me falje në Facebook dhe ngre pyetjen se ç’do të bëjnë ish-deputetët e arrestuar.

“Edi Rama i mbyll veprat e tij penale me falje ne facebook,po keta ish deputetet a munden????

Edi Rama ka nje drejtesi dhe standart per vete dhe nje per te tjeret.

Edi Rama bleu prokurorine dhe kur u akuzua se i beri thirrje policise te hidhte uniformat per te bere vota ,kreu veper te rende penale dhe pastaj kerkoi falje ne facebook dhe ja mbyllen ceshtjen.

Edi Rama mashtroi dynjane me audipergjimin e Agron Xhafes dhe prokuroria ja mbylli prap ceshtjen.

Po ketyre ish deputeteve te arrestuar po te kerkojne falje me facebook si Edi Rama a ju mbyllet ceshtja??? ,” shkruan Vasili

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: