Një sasi droge prej rreth 45 kg është sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se operacioni është kryer nga policia greke në Kostur.

Gjatë aksionit, janë ndaluar tre shqiptarë, që kishin kaluar kufirin në këmbë dhe mbanin në krah 3 çanta me drogë.

Shqiptarët e arrestuar ishin të moshës 26, dhe 27 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 350 euro, 24.200 lek te reja shqiptare dhe 4 celulare me 4 karta SIM.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb