Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që të japë llogari për një çështje që ai e sjell nga Lushnja.

Korreshi deklaroi se në pediatrinë e Lushnjës ka minj.

“Kisha një pyetje, atë ministren e Shëndetësisë a ju kanë zënë sytë? Doja ti tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: