Fermerët e zonës së Maliqit që merren me prodhimin e misrit dhe të grurit po përballen me mungesën e tregut. Ata thonë se shkak po bëhet importi kurse çmimi me të cilin prezantohen tregtarët nuk e justifikojnë as koston e prodhimit.

Fermerët i bëjnë thirrje qeverisë të kthejnë kokat nga ata pasi po iu shkatërrohen prodhimet me të cilat nxjerrin bukën e gojës.

I pyetur për këtë çështje, Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari u shpreh se një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e kërkesës në treg të misrit është rritja e çmimit të produktit nga fermerët, por pranoi edhe faktin që si nga ana e drejtorisë së bujqësisë, por edhe nga fermerët nuk janë ndjekur skema për të gjetur treg.

Maliqi është një ndër kryesoret në Shqipëri sa i përket fushave bujqësore, ku pjesën kryesore e zënë fushat e mbjella me grurë dhe misër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: