Britania e madhe i ka shpallur sanksione Bjellorusisë, për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila ka thënë se sanksionet janë duke u lëshuar ndaj individëve dhe organizatave, për shkak të rolit që po luan Bjellorusia në këtë pushtim.

“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin”, tha Trus.

Kujtojmë që Lukashenko ka ndihmuar Rusinë në këtë betejë. Ajo ka lejuar trupat ruse që të futen në Ukrainë përmes territorit të tyre dhe kanë thënë se nëse është e nevojshme janë të gatshëm të futen në luftë krah Putinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb