KARAKAS- Tre gazetarë, përfshirë dy italianë dhe një shtetas nga Venezuela u arrestuan ndërsa po përgatisnin një reportazh në një burg në Venezuelë, denoncuan sot organizata e gazetarëve dhe ajo e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Roberto Di Matteo et Filippo Rossi, me kombësi italiane sipas OJQ-së Foro Penal, dhe një venezuelian Jesus Medina u arrestuan të premten pasi kishin hyrë së bashku me grupin e xhirimit në burgun e Tocoron në Shtetin e Araguas (veri).

gazetaret

“Ata ndodheshin në burgun e Tocoron për një hetim gazetaresk ndërsa janë arrestuar”, sqaroi Sindikata Kombëtare e punonjësve të medias (SNTP).

Organizatat e gazetarëve nuk saktësuan se për cilën media punonin gazetarët italianë. Medina është fotoreporteri për web-in DolarToday, i njohur për tonet kritike ndaj qeverisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb