Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, në lidhje me projektligjin për“Shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar”, ka deklaruar se me anë të tij po përpiqen që t’i hapet rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.

“PR ligji shkruar me gabime drejtshkrimore ka disa paqartësi, i hartuar në fshehtësi në klinika private, kjo i hap rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportet ndërkombëtare janë abortet selektive.
Sa i përket surrogacisë, ligji parashikon që ky akt do të realizohet mes një marrëveshje me shkrim, ndërkohë që në vende të tjera kjo vendoset dhe rregullohet nga gjykata.

Ky akt shkatërron konceptin e nënës. Qeveria do të mburrej nga shtimi i vizitorëve, por shumë femra mund të bien pjesë edhe e trafikantëve si pasojë e kushteve të këqija, do të përdoret edhe nga të huajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb