Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar planet e opozitës deri më 25 prill.

Basha thtoë se ndërkohë që opozita pret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, po përgatiten të gjitha modalitetet dhe energjia e shumicës së shqiptarëve për të realizuar dëshirën më 25 prill.

Ai shprehet i bindur se më 25 prill opozita do e mposhtë Ramën që po tregon panik me veprimet kohët e fundit.

”Aleanca opozitare është solide. Po përgatisim gjithë modalitetet që energjia opozitare dhe shumica e dëshirës së shqiptarëve të finalizohet më 25 prill.
Ne, Opozita e Bashkuar do bëjmë të mundur që të gjitha planet që tregojnë panikun Ramës, përpjekja për të përçarë opozitën, për të lindur në fund instrumenta parti që mendon se do e ndihmojnë të qëndrojë edhe 4 vite të tjera. Ne do e mundim Edi Ramën.”- theksoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb