Ndër qytetet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ishte dhe Laçi, ku u shembën shumë banesa. Kryeministri Rama ka parë nga afër situatën, ndërsa ka debatuar me disa banorë. Pasi i tha një prej qytetarëve ‘oligark’, ky i fundit i tha se ishte “patriot, shqiptar dhe pronar”.


“Këtu do të prishet e gjithë zona dhe do të rindërtohen gjithçka. Ju do të merrni çfarë ju takon, ndoshta dhe më shumë. Kështu ju qytetarë, se unë jam fshatar. Shtëpinë do e merrni më të mirë sesa ne. Tani duam kafe. Bëje kafen pra. Gratë bëjnë kafen, burrat llafet.”, tha Rama.

Po ashtu ai debatoi dhe me një tjetër banore, e cila kishte lënë punën në Zvicër dhe kishte ardhur pranë dy prindërve të saj pleq, të cilëve iu është shembur banesa. Sapo qytetarja tha se;”po punojmë për copën e bukës”, Rama ia kthehu dhe tha; “As në Mesjetë nuk ka vuajtur shqiptari për copën e bukës”.


DEBATI
Banorja: Kam lënë punën në Zvicër dhe kam ardhur të shoh dy prindërit. Askush si ka ndihmuar. As ndihma, as çadra. Jetojmë sa jashtë-brenda, muri po bie.
Rama: Nisën me akuzat
Banorja: Kam lënë punën atje, se punoj për copën e bukës. Punoj 14 orë. Po rrogat këtu nga 200 mijë lekë…
Rama: Këtë pjesën ‘punoj për copën e bukës’ nuk e pranoj. S’ka shqiptar që vuan për copën e bukës. Nuk ka. (Ngre zërin) Këtë shprehje se pranoj. As në Mesjetë nuk ka vuajtur shqiptari për copën e bukës.
Banorja: S’po them se vuaj për copën e bukës se punoj.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: