KORÇË

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku policia është njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit.

Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: