Këtë të shtunë mbahet protesta madhështorë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora gjithashtu i është bashkuar kësaj proteste.
Aktori i njohur Visjan Ukcenaj, ka dalë në mbështetje të kësaj revoltë. Në një reagim në rrjete sociale, ai thotë se nga këto protesta masive, po bie “kulla e babëzisë”.
Reagimi i aktorit;
Po bie kulla e babëzisë që ka mbytur me vite këtë vend.
Shushunjat e pangopura që kanë vjedhur dhe oksigjenin nëpër spitale, që na kanë dhënë për të ngrënë kancer nga produktet e vdekura që na kanë shitur, që na kanë lënë të punojmë sa për të mos vdekur.
Në një shoqëri që s’ka shtresë të mesme…
Ku motra dhe vëllezër i takojmë një herë në vit se na i mori emigrimi.
Ku lokalizuan të gjithë vëmendjen vetëm në kryeqytet dhe privatizuan bregdetet.
Ku qytete e vogla s’kanë më jetë…
Teatrot në rrethe kanë vdekur…
Ku artistët s’i vlerëson askush…
Ku policët kanë frikë të bëjnë detyrën se mos i heqin nga puna…
Po shkatërrohet kulla e arrogancës dhe delirit të madhështisë.
