Milan po shkëlqen në këtë sezon të Serie A, fitorja e fundit në transfertë përballë Atalanta ishte një tjetër provë force dhe maturie nga ekipi kuqezi. Me 6 fitore dhe 1 barazim, Milan ndodhet në vendin e dytë, dy pikë larg Napolit kryesues. Pavarësisht kësaj ecurie thuajse perfekte, Stefano Pioli përpiqet të mbaj ekipin me këmbë në tokë:

“Favoritët për këtë sezon të Serie A? Është ende shumë herët për ta thënë, por shoh një kampionat të ekuilibruar. Do të jenë shumë ekipe që do luftojnë për titull pasi ka disa skuadra të forta, në të njëjtën kohë shoh dhe shumë skuadra në të njëjtin nivel që luftojnë për mbijetesë”, u shpreh Stefano Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: