CERRIK- Një burrë nga një fshat i Cërrikut ka pësuar gjendje të fikti në kohën kur po shtypte rrushin në govatë. Mësohet se shtetasi me inicialet E.B, ndonëse ka ndjerë diçka si pickim në këmbë, ka vijuar më tej me punën, ndërsa pas 10 minutash i ka humbur ndenjat. Po ashtu, raportohet se fill pas kësaj ai është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, shkruan infoelbasani.

Burri pasi erdhi në vete e hapi sytë, rrëfeu: “Ndjeva një pickim kur po shtypja rrushin. Por thashë është pa rëndësi. Pastaj po ndjenja një si shtrëngim në zemër, pa fuqi dhe po më merreshin mendtë. Kaq mbaj mend. Tani po e shoh veten në spital.”

Burime spitalore bënë me dije se shkak i kësaj gjendje mund të ketë qenë pickimi i ndonjë merimange apo gërshërëze që qëndrojnë të fshehura në veshulët e rrushit. Sipas mjekëve, insekte të tilla përmbajnë helm dhe në disa raste japin reaksion të fuqishëm në organizëm. Ndaj duhet pasur shumë kujdes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: