TIRANE

Einxhel e kujton shpesh Dj Dagz dhe duket se emocionohet sa herë dëgjon këngën e tyre. Por së fundmi, Beniada ka vendosur që ta ngacmojë atë në lidhje me xhelozinë.

Teksa po bisedonin me njëra-tjetrën, modelja e njohur i thoshte herë pas here moderatores në lidhje me ngacmimet që femrat mund t’i bëjnë Dagz-it tani që është jashtë pa të.

Einxhel u mundua t’i merrte me shaka dhe pozitivitet pyetjet ngacmuese të Beniadës.

Pjesë nga biseda e vajzave:

Beniada: Mendon se në këtë kohë që nuk je ti afër Dagz-it ta kontrollosh

Einxhel: Unë ta kontrolloj?

Beniada: Mund ta ketë ngacmuar ndonjë gocë, dy, tre, disa goca.

Einxhel: Do çuditesha nëse do e kishte ngacmuar vetëm një, do më vinte keq për të.

Beniada: Gocat e dinë si je ti.

Einxhel: Unë jam këtu brenda.

Beniada: Po mirë ato e dinë që e ka dikush.

Einxhel: Kjo nuk i ndalon të tentojnë.

Beniada: Nuk i ndalon të tentojnë, por nuk mendoj të jenë aq derdimene.

Einxhel: Si dihet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb