Deputeti Ervin Salianji në seancen plenare në Kuvend diskutoi mbrëmë në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Ai u shpreh se ligje të tilla vijnë në Parlament me porosi të oligarkëve.

“Mua si deputet dhe çdo deputeti tjetër që duhet të ruajë dinjitetin, duhet të ndihet jo mirë kur voton ligje që duan të sjellin direkt nga aeroporti në Institucionet e Kuvendit drejtuesin e Gardës.
Ky ligj dëmton në thelb sistemin e karrierës në Gardë, dëmton burrat dhe gratë që duan të ngjiten në krye të sistemit, duke iu hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve në vend. Ju e dini siç e di e gjithë Shqipëria që gardistet dhe drejtuesi i Gardës ka dhënë dorëheqjen dhe ka hequr dorë nga dorëheqja disa herë me radhe. Nuk dihet është në punë apo jo. Ligji bëhet që të zëvendësohet ky drejtor. Nëse vjen një projekt ligj për të përmirësuar diçka për Gardën, gardisti i thjeshtë, merr 600 mijë lekë, drejtuesi merr 600 mijë euro në ditë nga tenderat publikë.

Në fjalën e tij Salianji nuk la pa prekur edhe çështjen e Sazanit, për të cilin ka një projekt akoma të pamiratuar që ish-baza ushtarake të kthehet në një resort turisitik nga dhëndri i presidentit Donald Trump.

“Ishulli i Sazanit, qindra vite i paprekur po e hani për drekë Edi Rama. Diskutoni për porte të reja, por çfarë porte keni sot? Ua keni dhënë oligarkëve. Aeroportet i keni dhënë me kohë gjithashtu. Rrugët që u bënë nga PD i keni bërë me pagesë”, tha Salianji ndër të tjera në Kuvend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: