“Ikona” e Liverpoolit, Steven Gerrard ka folur së fundmi për dy lojtarët e Cityt, Marc Guehi dhe Antoine Semenyo. Sipas tij, si Guehi, ashtu edhe Semenyo duhet të luanin te The Reds dhe jo në Manchester.

“Ata duhet të luanin për Liverpoolin, dhe kjo dhemb edhe më shumë. Ne ishim të lidhur me këta lojtarë dhe do të kishin bërë një ndryshim të madh për Liverpoolin. E kam thënë edhe më parë – janë dy lojtarë shumë, shumë të mirë. Edhe për çmimin që u morën… njëri falas, tjetri rreth 60 milionë paund”.

Në tregun e sotëm, janë dy super-oferta. Vërtet dy super-oferta. Janë lojtarë cilësorë, me përvojë, të gatshëm për vitet më të mira të karrierës. Lojtarë të nivelit ndërkombëtar. Dhe ajo që kanë bërë është se e kanë ndihmuar Cityn të përparojë në momentin e duhur

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: