Steven Gerrard nuk zgjodhi të firmoste me ndonjë skuadër të madhe të elitës së kampionatit arab, por me një ekip mesatar si Al-Ettifaq. Trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë është shprehur se Liga Arabe mund të bëhet një nga më të mirat në botë. Gerrard shprehet se edhe pse janë vetëm ditët e para, ai është ndjerë si në shtëpi.

“Liga Saudite mund të bëhet një nga ligat më të mira në botë! Të gjithë kemi ambicie të vazhdojmë ta rrisim këtë kampionat. Klubi ka njerëz të shkëlqyer brenda tij, kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpinë time” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: