Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Log.” tha se Shqipëria sot ka shanse të përfitojë nga politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, për shumë arsye paradoksale, që e favorizojnë atë në këtë proces.
Vangjeli tha se nëse Shqipëria në kushtet që është sot do të aplikonte në vitet ‘80, do të ishim atje.
“Nëse do të ishim në kushtet e Rumanisë kur u pranua në BE, me siguri do të ishim atje”, shtoi ai.
Lorenc Vangjeli: Nëse Shqipëria në kushtet që është sot do të aplikonte në vitet ‘80, do të ishim atje. Nëse do të ishim në kushtet e Rumanisë, me siguri do të ishim atje. Për paradoks, konfliktet e shumta që kanë ndodhur, qasja e ndryshme e BE ndaj procesit të zgjerimit, sërish në mënyrë paradoksale shton shanset e Shqipërisë. Ne mund të mos jemi gati, por mund të hapet një derë për të mos krijuar nesër një përjashtim.
Është ajo anektoda e hershme për dikë që bërtiste me të madhe që do martohej me vajzën e mbretit. Gjysmën e punës e kishte kryer, mbreti i thoshte cila ishte puna që kishte mbetur, ja kam mbushur mendjen vetes, por më ka mbetur t’i mbush mendjen vajzës. Meqenëse dhe Rama e shikon si martesë.
(BalkanWeb)