Tetë modele janë përdhunuar në grup gjatë xhirimit të një video muzikore pasi 17 burra me kapuç u shfaqën papritur në sheshin e xhirimit duke i kërcënuar me armë, e për më tepër duke gjuajtur edhe në ajër.

Grupi po xhironte një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng, të Afrikës së Jugut dhe u përpoqën të shpëtonin nga sulmi i agresorëve duke vrapuar, por u ndaluan nga një breshëri të shtënash në ajër.

Më pas ato u detyruan të shtriheshin në tokë ndërsa grupi i burrave që mbanin kapuç iu afruan duke ju marrë telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë e gatshme dhe pajisjet e xhirimit përpara se t’i përdhunonin nga 10 herë secili.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Viktimat u përdhunuan 32 herë në total përpara se të arrinte policia e Afrikës së Jugut. Policët hynë në një përleshje me armë, ku u vranë dy minatorë dhe u plagos një tjetër, sipas Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kundërvajtjet Seksuale.

Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 minatorë të paligjshëm, ndërsa zëdhënësja e policisë Brigadier Brenda Muridil tha se ekuipazhi prej 22 personash (12 gra dhe 10 burra) po filmonin një video muzikore kur u sulmuan nga një grup burrash të armatosur.

Besohet se modelet kishin ardhur nga Johanesburgu aty pranë dhe ishin punësuar për vetëm një ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: