Juve startoi në mënyrë perfekte sezonin e ri në Serie A, një fitore e pastër 3-0 përballë Sassuolo-s që ndez akoma më shumë ambientin bardhezi, por sigurisht jo çdo po shkon “vaj” pasi trajneri Allegri duhet të bëjë llogaritë me disa elementë shumë të rëndësishëm që kanë përfunduar në infermieri, i fundit ishte Di Maria.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po kryqëzojnë gishtat në lidhje me Paul Pogba, francezi mbetet në garë me kohën për tu vendosur në dispozicion të trajnerit Allegri. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli francez pritet të zbres në fushë pas 10 ditësh, për të filluar stërvitjen i diferencuar, por sigurisht dëmtimi në ligamentet e gjurit nuk e lejon të festojë plotësisht.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në të njëjtën kohë, Juve vijon të jetë aktive në tregun e transferimeve. Depay mbetet një çështje e hapur, por jo e zgjidhur, pasi mes holandezit dhe klubit blaugrana janë në mes 2 milionë euro. Gjithashtu edhe mes lojtarit dhe Juves vijojnë negociatat për pagën dhe kushtet, për momentin Juve i ofron një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit, 5,5 milionë euro kesh plus bonuse.

Jo vetëm Depay, Juve do të tentojë deri në fund të gjejë dhe një mesfushor, gjithçka dukej e zgjidhur por Rabiot vendosi të mos largohet nga Torino duke bllokuar afrimin e Paredes. Gjithsesi, Juve dhe Paredes kanë një akord verbal, argjentinasi do ti pres deri në fund, për këtë arsye Juve po nxiton për të shitur Arthur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb