Paul Pogba u dëmtua pak ditë pasi firmosi me Juventusin, duke shqetësuar jo pak kampin torinez. Fillimisht u mendua se nuk kishte nevojë për operacion, por vetëm gjatë javëve të fundit u kuptua se ndërhyerja është e detyrueshme.

Një nga përgjegjësit për operacionin, Profesor Roberto Rossi në një intervistë të dhënë për mediat ka deklaruar se operacioni duhet të ishte kryer shumë më herët.

“Ai gaboi që nuk u operua menjëherë, mos kryerja e një operacioni menjëherë e përkeqësoi dëmtimin” – u shpreh ai. Paul Pogba pritet të mungojë disa muaj, me Botërorin që është në rrezik për të.

T5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: