Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka votëbesuar për një tjetër mandat sot Viron Bezhanin si kreun e këtij institucioni.

Ndonëse ditët para zgjedhjeve ishin shoqëruar me polemika të shumta, me akuza e kundërakuza për manipulime e kërcënime, kjo nuk është reflektuar në votime ku pjesa më e madhe e komunitetit të sporti ka votuar që Bezhani të qëndronte në detyrë, duke e preferuar para kandidatit tjetër, Ilir Trebicka.

Në votimin për president të KOKSH, Bezhani ka marrë 50 vota, kundrejt 20 të Trebickës, duke u rizgjedhur përsëri në postin që mbante që nga viti 2013./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: