Çështja Granit Xhaka vazhdon të diskutohet në futbollin zviceran. Xhaka u përfshi në një situatë të sikletshme pasi pranoi se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër Covid-19.

Benjamin Huggel, ish lojtari i Zvicrës i doli në mbrojtje Xhakës, në një intervistë për “Neue Zürcher Zeitung”.

‘Nëse nuk ka pasoja të tjera juridiko-sportive dhe çështja trajtohet ligjërisht si e mbyllur në planin penal, unë them krejt qartë: Po-tha teksa iu përgjigj pyetjes nëse Xhaka duhet të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit- Kapiteni caktohet nga skuadra dhe nga trajneri, jo nga opinioni publik. Nëse trajneri kombëtar Murat Yakin dhe këshilli i skuadrës, pas një bisede të sinqertë dhe të hapur, arrijnë në përfundimin se Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiteni i tyre, unë nuk shoh asgjë që mund ta pengojë këtë’ .

‘Për mua, një certifikatë e falsifikuar e Covidit nuk do të ishte në asnjë mënyrë arsye për të mos i besuar më si kapiten në fushë. Falsifikimi i pretenduar i dokumentit nuk ka asnjë lidhje me sjelljen e Xhakës në fushë-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb