FIER

Ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier ku një punonjës policie i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese. Më pas efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku punonjësi i policisë Paulin Shpani, 41 vjeç ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços.

Në momentin që ka dalë nga mjeti është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij, duke e plagosur në dorë. Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: