KORCE – Policia e Korçës gjen armë luftarake, armë të ftohta, lëndë narkotike dhe municione në lokalin, makinën dhe banesën e kryeplakut të fshatit Podgorie në Korçë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mali i Thatë”, policia ka vënë në pranga të birin e kryeplakut Orlind Pilinçi, 26 vjeç ndërsa është vënë në ndjekje të Arben Pilinçi, 44 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie, me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat : “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit në banesën, makinën dhe lokalin e familjes Pilinci u sekuestruan: 1 pistoletë tip TT, 46 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 4 thika, 10 kapsolla detonatore, 1 kilogram kanabis sativa, 6500 euro dhe një tavolinë pokeri me fisha.

Tashmë babë e bir akuzohen për një sërë veprash penale ku përfshihet: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” etj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: