Disa zogj grabitqarë po stërviten për të parandaluar sulme terroriste në  Francë, pasi janë rekrutuar nga Forcat Ajrore të vendit. Një skuadër prej 4 shqiponjash po stërvitet për të kapur dhe nxjerrë jashtë funksioni dronët e kontrolluar me telekomandë kur ata futen në hapësira ajrore të paautorizuara.

Ekziston frika se grupet e terrorit mund të përdorin dronë, tipe të cilëve mund të blihen në dyqane lodrash, të paketuar me eksplozivë për të shënjestruar qytetarët e thjeshtë apo edhe pikat ushtarake. Ekspertët besojnë se shqiponjat e trajnuara për t’i kapur dronët kërcënues janë shumë më të sigurta se plumbat e përdorur për t’i qëlluar ato.

Gjenerali  i forcave ajrore, Jean-Christophe Zimmerman tha për Reuters: “Këto shqiponja mund t’i dallojnë dronët disa mijëra metra larg dhe t’i neutralizojnë ato”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: