Teksa ka nisur grumbullimi për protestën e 33 antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se policia u tregua joprofesionale dhe ushtroi dhunë mbi protestuesit paqësorë. Ajo tha se pasi iu sprucua piper në fytyrë policët nuk i dhanë ndihmë, thjeshtë e dërguan në lokal dhe e lanë aty vetëm. Aktivistja tha se në spital është dërguar nga deputeti Erald Kapri.
Ajo tha se mes të ndaluarve ka protestues që janë dhunuar në furgonët e policisë dhe që janë me sy të nxirë.
“Isha në protestë dhe rastësisht isha në vijë të parë dhe po flisja me policët për dhunën. Njëri prej tyre nxori shishen me piper dhe e hodhi te protestuesit. Efekti ishte i menjëhershëm. Unë nuk çava gardhin e poliisë për të mos provokuar,ata bënë një veprim shumë të dhunshëm dhe hodhën spraj.
Duhet të njoftonin sepse kishte gra dhe fëmijë. Më futën në kafe dhe më lanë vetëm. Ambulanca nuk na erdhi në ndihmë, në spital më dërgoi deputeti Erald Kapri.
Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale. Çunat u goditën brenda furgonit të policisë dhe i kanë sytë të nxirë. Mua nuk më paguan asnjë, kryeministri s’më quan dot mercenare sepse s’kam marrë asnjë lek, kjo tregon nivelin ekryeministrit tonë. Më ka borxh se më ka marrë tokën për t’ja dhënë deputetit të PD-së.
Kjo ka qenë protestë që ka marrë përkrahje ndërkombëtare. Uroj që djemtë të jenë mirë. Ka edhe protestues që janë gjuajtur me shkelma nga policia pasi tentuan të largoheshin”, tha ajo.
