Policia ka shtuar kontrollet në Rinas për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”.

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. Sekuestrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: