Pas incidenteve të fundit që janë shënuar në stadiume, Policia e Shtetit do të marrë nën përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në ‘Air Albania’, pasi janë evidentuar raste që nëpër ndeshje janë futur persona që nuk kishin prerë fare bileta.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false. Balla bëri të qartë se të gjithë ata persona që kapen me biletë false përbëjnë vepër penale dhe do shoqërohen në polici e më pas do nisë hetimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FShF pas analizës së eventit sportiv mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj polake, disa nga konkluzionet janë me vend dhe duhet të ndiqen nga të dyja institucionet.

Gjej rastin ta përgëzoj FSHF për vendimet e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin nga pjesëmarrja në aktiviteti sportive të personave që hodhën materiale në fushë apo përdorën flakadanë në ndeshjen me Poloninë. Nga pamjet filmike, që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale. Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do ti shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ. Po të njëjtat penalotet, për kundravajtet për të gjithë stjuartët që kanë lejuar të hapet porta e sigurisë të hyjnë dhe të papajisur me biletë në Air Albania, por këtu duhen nxjerrë dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë që kanë qenë prezent në këto momente duhet të kishin ndërhyrë. Portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false, çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale. Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal.

Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka. Nga pamjet filmike I sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale. Plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmërinë, e gjej rastin ta falënderoj Drejtorin e Policisë, për të marrë ne më shumë përgjegjësi. Natyrshëm Federata ta konsiderojë këtë bashkëpunim me PSh edhe një mënyrë sesi mund të ndihmojë Policinë, e këtu dua ta falënderoj FShF që po ndihmon për ndërtimin e një fushe sportive për forcat ‘Delta’ në Vlorë. Besoj të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi.”, tha Balla.

Presidenti i FShF, Armando Duka tha se: “Është problem softi. Për ndeshjet e ardhshme kemi biseduar të përdorim të njëjtin sistem që përdor UEFA, që kishim dhe në Finale, shpresoj do ta arrijmë dhe ai i eliminon të gjitha këto probleme. Nuk është se kemi patur përvojë të madhe me këtë sistem, tani kemi filluar, tani kanë dalë problematikat më të shumta.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: