TIRANË

Policia Rrugore vijon kontrollet për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kështu, në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të Policisë së Shtetit është publikuar një video ku shihet se si janë kapur në flagrancë të gjithë drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit, ndërsa ata janë ndëshkuar me gjoba.

“Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e ?♀.

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do ? dhe ✍, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb